Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq i ka tërhequr vërejtjen Londrës zyrtare se Serbia nuk do të shikojë me dashamirësi nëse Britania e Madhe në gusht, kur në Këshillin e Sigurimit të OKB, të vendos si çështje të rendit të ditës heqjen e seancave publike mbi situatën në Kosovë.
Kështu shkruan gazeta serbe “Novosti” në numrin e së premtes.
Sipas gazetës, Daçiq ia përcolli këtë qëndrim të Beogradit ndaj ambasadorit britanik në Serbi Denis Keefe, si dhe përfaqësuesve diplomatikë të Mbretërisë së Bashkuar.