Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq për mediumin serb “kurir” ka folur rreth vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Kosovë më 8 e 9 shtator.
Ai ka treguar se çfarë do të mundë të ndodhte sikur presidenti serbe të kishte shkruar në fshatin Banjë ashtu si kishte planifikuar, trasnemton Koha.net.
Sipas Stefanoviqit, e gjithë atmosfera u krijua ashtu që të përgatitej ndonjë incident. Ai shtoi se së pari u tha se Vuçiqi nuk shkon në Ujman, u kërcënua me burgosje, se do të kalonte si Marko Gjuriqi. .. Pasi Vuçiqi vendosi që vizitën ta niste nga Ujmani, thotë kryepolici serb, atëherë u krijua zinxhiri tjetër i reagimeve nga organet e Kosovës. Iu pengonte që kryetari ynë të tregojë se ne mund të ndërtojmë jetë më të mirë për njerëzit tanë atje…
Stefanoviqi shtoi se pasi dështoi ndalimi i vizitës te Liqeni, u desh të krijohen incidentet në Banjë ndërsa tregoi se kishte informacione të shërbimeve sekrete se disa individë kishin armë.
Duke parashikuar se çfarë do të ndodhte sikur Vuçiqi të vazhdonte megjithatë udhëtimin deri në Banjë, Staefanoviq tha:
“Kur e shikoni atë profil njerëzish, veteranë të luftës, ish – pjesëtarë të UÇK-së, është krejtësisht sigurt se do të përdoreshin armët dhe se gjithë situata do të përshkallëzonte. Prandaj Vuçqi nuk deshi t’i rrezikonte banorët e Banjës”,
Në pyetjen se nëse Vuçiqi e ka përkrahjen e partisë së vet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Kosovës ashtu si ka propozuar, Stefanoviqi ka thënë se ai e ka përkrahjen e partisë e të Qeverisë por ka shtuar se për marrëveshje nuk ka gatishmëri as nga shqiptarët e Kosovës dhe as nga Bashkimi Evropian.