Një grua ka raportuar në polici se teksa po lëvizte me burrin e saj me veturë në rrugën Fushë Kosovë-Prizren, u është prishur vetura dhe persona të persona të panjohur që janë angazhuar në rregullimin e defektit kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe 580 para të gatshme.
Sipas saj, të panjohurit janë larguar në drejtim të panjohur.
Policia thotë se është duke e hetuar rastin në fjalë.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE/Korroticë, Gllogoc 06.03.2023 – 15:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, derisa ishte me bashkëshortin duke lëvizur me veturë (Fushë Kosovë-Prizren) për shkak të një defekti në veturë janë ndalur dhe gjatë angazhimit për rregullimin e veturës, persona të panjohur kanë arritur që nga vetura t’i vjedhin çantën në të cilën kishte dokumentet personale dhe pesëqind e tetëdhjetë (580) € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.