Idriz Kovani nga Koretini i Kamenicës, të enjten, ra poshtë urës së fshatit, me ç’rast edhe vdiq.
Familjari i tij, Sokol Kovani, tha se kokën e kishte pasur në ujë, ndërsa pjesën tjetër të trupit e kishte jashtë.
Trupi i 81-vjeçarit u largua vetëm kur prokurori vendosi që ai të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Familjarët kërkuan nga komuna që ta ndreqin urën e dëmtuar. I ndjeri u varros të premten pasdite në varrezat e Koretinit.