Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka thënë se vizita e ambasadorit serb, Marko Gjuriq, në Shtëpinë e Bardhë nuk duhet parë me shumë shqetësim, por sipas saj, duhet parë si brengosës faktin se bartësit e institucioneve në Kosovë ende s’e kanë takuar asnjë figurë të lartë amerikane.

“Ajo çfarë duhet të na brengosë është fakti se tani e më shumë se 1 vit, bartësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë takuar as Sekretarin e Shtetit, as Sekretarin e Mbrojtjes. Për takime në Shtëpi të Bardhë as mos të flasim”, ka shkruar Çitaku.

Çitaku tha se vizita e Gjuriqit në Shtëpi të Bardhë është vizitë protokollare, pasi sipas saj, Shtëpia e Bardhë për shkak të pandemisë i pati suspenduar ceremonitë protokollare.