Ambsadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku në mbledhjen e OKB-së ka folur edhe për arrestimin e Gjuriqit që e përmendi ministri i jashtëm serb.
Çitaku tha se Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm duke akuzuar Gjuriqin se ka hyrë pa leje në Kosovë.
“Policia e Kosovës ka vepruar me profesionalizëm, mbajtja dhe arrestimi i tij janë procedura standarde. Kosova nuk lejon provokime dhe është e përkushtuar që edhe vet të përmbahet nga këto provokime. Është e ditur që në Kosovë mund të hysh vetëm më leje, dhe se kushdo hyn pa leje do të merren masa në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi”, ka thënë Çitaku, shkruan lajmi.net
Madje ajo ka pyetur anëtarët e OKB-së se çfarë do të ndodhte nëse dikush nga Kosova do të hynte pa leje në Serbi.
“A e dini se cka do të më ndodhte mua në qoftë se do të përpiqesha të hyja në Serbi pa leje, a e dini se çfarë do t’i ndodhte cilit do qytetarë të Kosovës që do të tentonte të hynte pa leje në Serbi”, tha Çitaku.
Ajo gjithashtu për këtë rast komentoi edhe ndalesën e karateistëve në Kosovë.
Çitaku gjithashtu e përmendi edhe ndalesën e deputetëve të Kosovës që të marrin pjesë në një konferencë për ditën e Evropës.