Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)në një mbledhje të bordit, të mbajtur ditë më parë, ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr, shkruan Llapi.info.

Kjo valë e shitjeve me të gjitha asetet e tenderuara është aprovuar në Bordin e Drejtorëve.

AKP i ka njoftuar paraprakisht të gjitha Komunat përkatëse se këto asete të ndërmarrjeve shoqërore do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit ëëë.pak-ks.org dhe në mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Në mesin e dhjetëra lokaleve dhe tokave, AKP-ja ka nxjerrë në shitje edhe një lokal në qendër të Podujevës.

Njësia nr.37-Bankkos Podujevë – Kjo shitje ofron hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej afërsisht 85.9m² në rr. Zahir Pajaziti në qendër të Podujevës. (Depozita e ofertës: € 7,000) Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: BANKKOS Banka Themelore Fi -435/86;.

Duke klikuar këtu mund ta lexoni të plotë vendimin e AKP-së për këtë vendim në Podujevë./Llapi.info