Ka nisur Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë.
Siç shkruhet nga raport 24, ky kuvend ka nisur me tensione.
I pranishëm është edhe ish-kryetari i LDK-së, në Podujevë, Agim Veliu.
Por, ky i fundit, para përfundimit të mbledhjes ka lëshuar mbledhjen.
Ai ka deklaruar se LDK-ja, sipas tij, po dëmtohet akoma më shumë në këto zgjedhje.