Dy tenderë të hapur ditë më parë nga Komuna e Podujevës janë pezulluar, shkruan Llapi.info.

Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komunë së Podujevës. Sipas njoftimeve, dy tenderë janë pezulluar, njëri për asfaltimin e rrugëve në fshatin Gllamnik dhe Buricë si dhe furnizimi me shoqëri bletësh dhe koshere.

“Pezullohet aktivitet me titull “Asfaltimi i rrugëve në fshatrat Gllamnik dhe Buricë”. Për hapat tjerë lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, me kohë  do të jeni të informuar përmes platformës së prokurimit elektronik”, thuhet në këtë tender të pezulluar.

Për asfaltimin e këtyre rrugëve, Komuna e Podujevës pati planifikuar në tender që t’i shpenzojë mbi 125 mijë euro.

Komuna s’i ka bërë të ditura qartë arsyet që kanë çuar në anulimin e këtij tenderi dhe atij për shoqëri bletësh.

Ndryshe, Komuna e Podujevës ka nisur hapjen e tenderëve për asfaltimin e rrugëve në disa fshatra të kësaj komune.

Pas Gllamnikut dhe Buricës, kjo Komunë ka hapur ditë më parë tender edhe për asfaltim në tetë fshatra të Podujevës. Sipas kësaj kontrate, asfaltimi do të kryhet në Llaushë, Shtedim, Dumosh, Lladoc, Miroc, Lupç, Majac dhe Popovë.

Për asfaltimin e rrugëve në këto tetë fshatra, Komuna e Podujevës ka planifikuar t’i shpenzojë 443 mijë 306 euro. Asfaltim rruge kjo Komunë ka planif ikuar edhe në fshatin Siboc dhe Lluzhan. Por, kontrata edhe për këto rrugë ende s’është nënshkuar./Llapi.info