Mediat serbe nuk kanë arritur ta “kapërdijnë” dënimin e FIFA-s me nga 10 mijë euro për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin, për festimin e tyre me shqiponjë në golat kundër Serbisë.
Agjencia e lajmeve “Tanjug”, ka postuar një fotografi të ish-presidentit kroat, Stipe Mesiq ku shihet duke e ‘formuar’ shqiponjën me duart e tij, transmeton lajmi.net.“Provokime të ngjashme, ku bashkohen duart për të bërë simbolin e “Shqiponjës shqiptare” janë bërë edhe nga ish presidentët kroat, Stipe Mesiq dhe Ante Gotovina”, shkruhet në artikullin e kësaj media serbe.
E ky nuk është reagimi i vetëm i mediave serbe, gjatë tërë mbrëmjes së djeshme mediat serbe e kanë quajtur ‘skandal’ vendimin e shtëpisë më të madhe të futbollit, duke e cilësuar edhe si të pakuptueshëm vendimin për të dënuar edhe federatën serbe të futbollit./Lajmi.net/