Ish-menaxheri i Chelseas, Gianluca Vialli, beson se trajneri aktual i Bluve të Londrës, Antonio Conte, mezi po pret të largohet nga klubi, njofton Klan Kosova.
Vialli, që ka luajtur bashkë me Conten te Juventusi dhe tani është analist në televizion, beson se 48 vjeçari është duke pritur fundin e sezonit dhe do të ikën nga aty.
“Conte mezi po pret ta lërë Chelsean”, ka thënë Vialli për Sky Sport Italia.
“Ai nuk mund ta durojë faktin se ata shesin dhe blejnë lojtarë pa e konsultuar atë fare. E vërteta është se Chelsa do e dëshironte një menaxher që është më shumë njeri i ekipit”.