Qyteti zviceran, Cyrihu, është qyteteti në top 10 më të mirët në botë për të jetuar, përkatësisht sipas një raporti vjetor të firmës konsulente Mercer, “Anketa e Cilësisë së Jetesës 2023″.

Cyrihu zyrtarisht tashmë është qyteti i dytë më i miri për të jetuar, pas Vjenës.

Ndërkohë qyteti Auckland nga Zelanda e Re zuri vendin e tretë.

Cyrihu u votua si qyteti më i jetueshëm në botë për arsye të ndryshme: Stabiliteti dhe infrastruktura e mirë janë hijeshia kryesore e qytetit për banorët e tij, të mbështetur nga një kujdes i mirë shëndetësor dhe shumë mundësi për kulturë dhe argëtim.

Cyrihu mori notat më të larta për kujdesin shëndetësor. Gjithashtu u rendit lart për stabilitetin dhe infrastrukturën, shkruan tutje albinfo.ch.