Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk është i befasuar nga heqja e roamingut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo nuk është asgjë e re, por diçka që ka ndodhë për dekada e shekuj- dëshira për të krijuar Shqipërinë e Madhe.

Daçiq, si zakonisht, tha se askush në Evropë nuk po reagon në lidhje me deklaratat dhe veprimet që po ndodhin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe për heqjen e kufijve mes vendeve, këto janë misione të përbashkëta mes vendeve. Mirëpo, thotë se Serbia duhet të përgjigje për deklarata e Milorad Dodik (në lidhje me bashkimin e Serbinë dhe Republikës Serbe të Bosnjës dhe Hercegovinës).

Askush nuk reagoi që Shqipëria po ndikon në Kosovë, tha Daçiq por ankohet se një gjë e tillë po bëhet në Serbi, tansmeton lajmi.net.

“Asgjë më nuk është për tu habitur”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se pakicat në Kosovës kanë kujdesie më të mira se Serbia ndaj shqiptarëve në Preshevë, Daçiq ka thënë se deklaratat e Ramës janë kërcënim i vazhdueshëm.

“Deklaratat e tij janë kërcënim i vazhdueshëm për BE-në se nëse nuk i japin diçka, ne do të krijojmë Shqipërinë e Madhe”, vuri në pah ministri serb.