Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për investime sipas planit të tij për “Mitrovicën e Re”, duke thënë se pala kosovare “mund të paralajmërojë çfarë të dojë, pasi veriu në këtë mënyrë flet për veten”.

“Si do ta realizojnë këtë pa pjesëmarrjen e serbëve në veri? E gjithë kjo është fiksim. Serbët duhet të jenë të fuqishëm dhe të mbrojnë atë që është në veri, pasi atje është më lehtë të mbijetohet pa ndonjë obligim të asaj që kërkohet nga autoritetet qendrore në Prishtinë”, u shpreh ai, transmeton Koha.net.

Daçiqi pohon se shqiptarët nuk dëshirojnë që kufiri të jetë në Ibër dhe që veriu të mbetet në Serbi, dhe se ky, sipas tij, “është problemi i tyre më i madh, pasi duhet ndërtuar në territorin i cili është serb”.