Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se në gusht i pret beteja për të vazhduar me mbajtjen e takimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Kosovën siç ka ndodhur deri më tani.

Sipas tij, gjatë gjashtë muajve të fundit, ministria që ai drejton ka punuar për të ruajtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, në integrimet evropiane si dhe përmirësimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit, transmeton Klan Kosova.

Ai në Komisionin e Punëve të Jashtme parlamentare se ekziston qëllimi në Kosovë për t’i dhënë fund mandatit të UNMIK-ut në atë territor, për të ndaluar, hequr ose mbyllur seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Kosovën.