Shefi i diplomacisë së Serbisë Ivica Daçiq ka vlerësuar se Prishtinën e nervozon tmerrësisht ajo që ai e bën e që sipas ndërlidhet me tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga disa shtate pasi ajo mendon se pavarësia është çështje e kryer, transmeton Koha.net.
“Ne do të vazhdojmë me këtë politikë dhe në të e kam përkrahjen e Vuçiqit. Kjo politikë do të tregojë se në ç’këmbë të qelqta është Kosova dhe se dialogu duhet të vazhdojë. Për këtë arsye takimet janë të rëndësishme në mënyrë që të dihet cila është pozita e Serbisë. Të gjithë duhet ta kenë të qartë – fuqitë e mëdha respektojnë gjendjen në terren e gjendja aktualisht është në favor të kompromisit dhe të zgjidhjes afatgjate. Serbët duhet të qëndrojnë e mbesin në Kosovë”, citon rts të ketë thënë Daçiq.
“Mendoj se jemi në fazën fillestare kur bëhet fjalë për zgjidhjen e përhershme. Dialogu që po zhvillohet është teknik, edhe për problemet teknike ka shumë vështirësi. Siç e dini, me vendim të gabuar të Tadiqit e Jeremiqit dialogu është bartur në BE dhe që atëherë dialogu zhvillohet për çështje teknike”, tha shefi i diplomacisë serbe.