Qëllimi i ardhshëm i Prishtinës është “fitimi i Trepçës”.

Kështu ka deklaruar kryediplomati serb Ivica Daçiq për Zërin e Amerikës.

Ai pas seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha se një nga qëllimet mund të ishte vendosja e pajisjeve të ndryshme shpërthyese në veri të Kosovës.

“Ekzistojnë njoftime zyrtare se Kosova planifikon të bëjë aksione që mund të shkaktojnë destabilizim të situatës në veri të Kosovës. Një prej aksioneve të tilla ishte aksioni i fundit policor në të cilin ishin përdorur më tepër se 70 automjete luftarake, është ushtruar dhunë ndaj të gjithë të arrestuarve dhe gjëra të tilla”, shtoi ai, transmeton Klan Kosova.