Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, ka vazhduar të akuzoj autoritete kosovare se nuk janë duke zbatuar marrëveshjet e arritura, përcjellë Indeksonline.

Daçiq në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka pyetur se çfarë është bërë deri më tani, duke u referuar në deklaratat e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se nuk do të ketë asociacion të komunave serbe me fuqi ekzekutive.

Daçiq e cilësoi të rëndësishme vazhdimin e dialogut, për siç tha ai arritjen e një marrëveshje me Kosovën.

Duke iu referuar, deklaratave të Thaçit dhe përkrahjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ministri serb, tha se Serbisë është duke iu vendosur një mur.

“Ajo që na duhet janë palët që veprojnë në mënyrë racionale dhe që janë të gatshme që të merren vesh. Dialogu i udhëhequr nga BE njëra palë ka vepruar ashtu siç duhet dhe pala tjetër nuk ka bërë.Deklarata e Thaçit na bëjnë të pyesim se çfarë kemi bërë deri më tash. Pyetja është a ka qenë dialog ky në fakt. Serbia ka kërkuar dialogun, por ky është ofendim edhe për bashkësinë ndërkombëtare se nuk janë implementuar marrëveshjet. Si partner i përgjegjshëm Serbia ka zbatuar të gjitha marrëveshjet, por përfaqësuesit e Prishtinës kanë thënë se nuk do ta zbatojnë shumë qartë dhe kanë kërcënuar BE-ë duke thënë se do të bashkohen me Shqipërinë dhe t’i aneksojnë edhe tri komuna në Serbi. Kush mund të na bindë se Prishtina nuk do të sillet në të njëjtën mënyrë edhe në të ardhmen. Tash vijnë edhe kërcënimet e kryeministrit të Shqipërisë për bashkim me Kosovën”, tha Daçiq.

Daçiq ka komentuar edhe aksionin para disa javësh të Policisë së Kosovës në disa komuna në veri.

Ai tha se qëllimi i atij aksioni ka qenë frikësimi i serbëve atje.

“Dy javë më herët në një aksion të ashtuquajtur antikorrupsion dhe antikrim i organizuara, ROSU ka arrestuar mbi 30 persona, Serbia mbetët për luftën e kundër korrupsionin në të gjithë territorin e saj por dhuna e përdorur dhe spektakli televiziv tregojnë se janë një qëllim tjetër, e ai është frikësimi i serbëve që jetojnë në Kosovë. Nëse ky akt nuk ndëshkohet, qëllimi i tij do të arrihet popullata serbe do të vazhdojë të jetë e frikësuar dhe e terrorizuar”.

Sipas tij, asnjë forcë e sigurisë nuk mund të shkojnë në veri pa e njoftuar KFOR-in, gjë e cila nuk është plotësuar në këtë rast dhe se dy pjesëtarë të UNMIK-ut, njëri prej tyre rus, është rrahur, arrestuar dhe shpallur person non-grata.

“Edhe anëtarët e UNMIK-ut nuk janë më të sigurt në Kosovë kur pjesëtarët e tij janë të padëshiruar nëse nuk i shkojnë përshtati Prishtinës. Pa kurrfarë trupi, Prishtina i ka ofruar misionit të rishikojë prezencën e vet në veri. Ne jemi shumë larg nga situata stabile në Kosovë. Rrezikshmëria e situatës mund të jetë e kushtueshme dhe se zhvillimet e fundit tregojnë se askush nuk mund ta marrë përgjegjësinë e këtij rreziku”, u shpreh ai.

Daçiq tha se “Prishtina po planifikon një sulm në veri” dhe kërkoi që “kjo të parandalohet për të mos u shkaktuar një gjakderdhje e re”.

Duke folur rreth dialogut, ai tha se një gjë e tillë është pamundur të bëhet për shkak “të fajit të Prishtinës”, e cila ka krijuar pengesa vazhdimisht përmes vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe.

“Prishtina bën hapa të tillë për të mos ardhur deri te dialogu”, u shpreh ai. /

Ai po ashtu ka përmendur edhe bombardimet e NATO-s, 20 vite më parë.

Minstri Ivica Daçiq, tha se ato ishin të paligjshme dhe se kanë shkaktuar viktima të shumta civile.