Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçqi ka deklaruar sot në Beograd se nuk është reale që vetëm SHBA-ja të përfshihet në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës dhe se nuk mund ta marrë me mend që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovën në gjithë territorin e saj, transmeton Koha.net.
“Tash për tash nuk ka paralajmërime për ndonjë ndryshim të formatit dhe nuk është paraparë përfshirja e vendeve të tjera në dialog. Është e vështirë që vetëm SHBA-ja mund të përfshihet e jo edhe dikush tjetër, kjo është joreale”, citon “danas” të ketë thënë Daçiqi pas takimit me shefen e diplomacisë norvegjeze Ine Eriksen Soreide.
Ai ka shtuar se për Serbinë është me rëndësi shumë të madhe që të arrihet një zgjidhje kompromisi porse ajo zgjidhej nuk mund të kuptohet se Serbia do ta njohë Kosovën në gjithë territorin e saj.