Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë sot se ai shpreson që ndërkombëtarët do të kenë në konsideratë kundërshtimin e Serbisë për transformimin e FSK-së në Ushtri.
Në konferencën për Sfidat e Sigurisë në Ballkan, Daçiq është shprehur po ashtu se FSK-ja nuk do të lejohet asnjëherë që të hyjë në veriun e vendit, transmeton lajmi.net.
“Ne përkrahim dhe vlerësojmë garantimin e NATO-s që FSK-ja nuk do lejohet që të hyjë në pjesën veriore të Kosovës pa lejen e tyre”, ka thënë Daçiq.
Madje sipas Daçiq kjo pikë është e rëndësishme dhe në procesin e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
E reagime nga Beogradi për procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri kishin ardhur edhe më herët nga Beogradi.
Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin, kishte thënë se qëllimi i krijimit të kësaj force është hyrja në konflikt me Serbinë.