Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka treguar se tenisti serb me famë botërore, Novak Gjokoviq, mezi i pret çnjohjet e pavarësisë së Kosovës.
Ai madje tha se ai është i angazhuar direkt për ta bërë këtë gjë, njofton Klan Kosova.
“Novak gjithmonë pyet se çfarë mund të bëjmë, ai mezi pret çdo tërheqje të njohjes së Kosovës. Shumë burrështetas botërorë më pyesin për të dhe unë e thirri atë që t’u dërgonte atyre topa apo një raketë tenisi me një autograf”.
Daçiq shtoi Serbia duhet të përdorë të famshmit e saj, siç është tenisti serb Novak Gjokoviq, sa më shumë që të jetë e mundur në diplomaci.
Ai po ashtu duke folur për aktivitetet diplomatike të Serbisë se një konsullatë në Monako do të hapet së shpejti dhe tregoi se konsulli i nderit i vendit do të jetë xhaxhai i Gjokoviqit.
Gjokoviq kishte mbështetur protestat kundër pavarësisë së Kosovës duke thënë se “Kosova është Serbi”.