Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në ora 15:00 drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 18 729 qytetarë.

Kurse deri në ora 11:00 të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16.14% e qytetarëve me të drejtë vote.

Gjatë ditës KQZ- ja ka njoftuar se të gjitha 87 vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk është raportuar për parregullsi.

Kurse për problemet e raportuara për votime me letërnjoftime serbe, kryetarja e KQZ-së, valdete Daka tha se iu kanë dhënë instruksione komisionerëve dhe do të veprohet sipas ligjit.

“Nëse janë personat e njëjtë në listë të votuesve, do të vlerësohen, ndërsa nëse nuk janë në listë të votuesve nuk janë lejuar të votojnë. Ka pas raste që janë paraqit me dokument të Serbisë, por nuk ka qenë në listë të votuesve dhe nuk është lejuar”, ka thënë ajo.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 57 mijë e 983 persona apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Në Leposaviq kanë të drejtë vote 18 mijë e 164 votues; 18 qendra të votimit; 31 vendvotime; në Zubin Potok: 8 mijë e 535 votues; 12 qendra të votimit; 16 vendvotime; në Zveçan: 9 mijë e 229 votues; 7 qendra të votimit; 13 vendvotime dhe në Mitrovicë e veriut: 22 mijë e 055 votues; 7 qendra të votimit; 27 vendvotime.