Mirlind Daku është i pari në listën e realizatorëve tash kur stinori vjeshtor i Superligës në futboll ka mbaruar. Nëntë golat e tij e kanë ndihmuar skuadrën e Llapit të dimërojë në krye të renditjes.
Sulmuesi 19-vjeçar ka gjetur veten në Llap, larg vendlindjes Gjilanit, ku u injorua nga dy skuadrat e qytetit, Drita e Gjilani, shkruan sot Koha Ditore.
Daku nisi karrierën në KF Gjilani. Luajti deri në grupmoshën e kadetëve për të kaluar më pas te rivalja Drita. Në Dritë luajti deri sa u inkuadrua në ekipin e parë, por pa e angazhuar shumë.
“Sa kam qenë me kategori të reja, e kam shijuar derbin e qytetit të Gjilanit, por jo edhe me ekipin e parë. Nuk më është dhënë rasti asnjëherë. Dëshira ka ekzistuar, por më kanë injoruar shumë. Të dyja skuadrat më kanë injoruar”, ka thënë Daku gjatë një bisede për gazetën.
Ai insiston se ka merituar më shumë respekt nga klubet e vendlindjes. Megjithatë, Daku nuk ua ka mbyllur përfundimisht dyert klubeve gjilanase..