Ka shkuar në 4 numri i personave që humbën jetën në një atentat të ndodhur ditën e sotme në Dobraç të Shkodrës.

Dyshohet se autorët e masakrës kanë qëlluar me kallashnikov drejt një automjeti tip “Benz” i cili më pas është përplasur me një mur.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se dy nga viktimat janë identifikuar si Hamza Lici dhe Arlind Bushati, raporton opinion.al

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka po sekuestron kamerat që ndodhen në këtë zonë, për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.