Ali Sefaj, udhëheqës i Këshillit Grevist të Shërbyesve Civil, ka reaguar pasi sot janë ekzekutuar me rritje pagat në sektorin publikë.

Në disa kategori janë shpërfaqur pakënaqësitë pasi rritja e rrogës nuk ka qenë ashtu siç të paktën pritej.

Kësisoj sipas Sefajt, Ministria e Financave “ose nuk ka ditur që t’i llogarisë pagat ose i ka gënjyer me qëllim mësimdhënësit”.

Ai shprehet se “rritja në arsim është rreth 80 euro, ndërsa nga Ministria e Financave mashtronin qe rritja është 150, 167 dhe 175 euro”.

“Njejtë i kanë mashtruar të gjitha sektoret, perjashto oborrtaret qeveritar: ministra, zv ministra, deputet, kryetar komunash, keshilltar, drejtor në komuna dhe asamblistë”, shkroi ai në Facebook.

“Mbasi na e keni sjellë njohjen nga Serbia edhe rrenat po ua bejmë hallall”.