Në fillim të muajit gusht Komuna e Podujevës ka publikuar listën me emrat dhe mbiemrat e përfituesve për shoqëri Bletësh për vitin 2015. Në listën e publikuar nga komuna janë gjithësej 100 përfitues të këtyre shoqërive.

Se sa ka qenë numri i aplikuesve, cilat kanë qenë kriteret që është dashur të plotësoj një përfitues i këtyre bletëve, se sa ka qenë numri i bletëve që është ndarë për një përfitues, kur do të bëhet shpërndarja e këtyre bletve dhe sa ka qenë vlera e këtij projekti, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR) në Podujevë, Avni Fetahu, nuk ka dashur të përgjigjet, duke thënë se nuk e shoh të arsyeshme të përgjigjem për një portal, burimi financues i të cilit nuk dihet.

Nga ana tjetër edhe pse Fetahu nuk është kompetent për të pyetur për këto gjëra , llapi.info i ka sqaruar Fetahut se pjesë e të ardhurave të portalit “Llapi.info” janë reklamat e bizneseve të ndryshme, duke i bërë të ditur se për informata të tjera rreth portalit mund të drejtohet në Zyrën për Informim në Komunën e Podujevës, të cilës i janë ofruar dokumente dhe informatat e nevojshme lidhur me portalin “Llapi.info”.

Se në këto lista ka manipulime, ka thënë edhe një burim i portalit llapi.info.

“Ka persona që kanë fituar nga dy-tri herë. Ka edhe të atillë që kanë aplikuar në emër të grave të tyre dhe kanë fituar, pasi viteve të kaluara kanë fituar me emër të tyre”, ka thënë burimi.

Për t’i parë këto manipulime llapi.info sipas Ligjit për Qasje në dokumente Publike, ka bërë kërkesë në Komunën e Podujevës për të siguruar listën e përfituesëve të shoqërive të bletëve për vitin 2013 dhe 2014.

Por, DBPZHR-ja në Podujevë, ka shkelur këtë ligj duke mos lejuar qasje në dokumente publike me arsyetimin që duhet të sqarohet pozicioni i kërkesës, se a është në emër të gazetarës së portalit, e cila kur ka bërë kërkesën ka sqaruar pozicionin e saj, apo në emër të portalit, siç e ka quajtur ai, portali “i ashtuquajtur” “Llapi.info”.

Poashtu, kjo drejtori në këtë përgjigje ka dalur nga kompetencat e saj duke thënë se nëse kërkesa është në emër të portalit “të ashtuquajtur” “Llapi.info” të bashkangjitet forma ligjore e regjistrimit, dhe kryerja e obiligimeve që ka ndaj Komunës së Podujevës.

12016694_10204748141239094_1249413445_n

Në kërkesën e dytë për “rishqyrtim të kërkesës” që ka bërë llapi.info, ka kërkuar nga Fetahu të sqaroj se çfarë borxhi i paskemi komunës si portal dhe i ka sqaruar se termi i përdorur nga ai “i ashtuquajtur” “Llapi.info” përbënë fyerje për ne si portal, pasi portali informativ Llapi.info është i regjistruar në institucionet e
Republikës së Kosovës.

Por, edhe në përgjigjen e dytë DBPZHR-ja në Podujevë nuk ka lejuar qasje në këto dokumente duke kërkuar përsëri sqarime për pozicionin e kërkesës.

Pavarësisht kësaj, përgjigja e dytë është përcjellur me disa ndryshime, nga termi “i ashtuquajtur” “Llapi.info”, në termin portali informativ “Llapi.info”, si dhe përgjgija e dytë ka mbajtur edhe një informatë që listat e kërkuara aktualisht janë publike në faqën zyrtare të Komunës së Podujevës, lista këto të cilat nuk kanë qenë publike në kohën kur është bërë kërkesa e parë për sigurimin e këtyre listave.

12023272_10204748141479100_672922658_n

Llapi.info u sjell të nënvizuar emrat e përfituesëve të cilët kanë fituar së paku nga dy herë, madje, njëri prej tyre, Hilmi Syla, ka qenë përfitues i shoqërive të bletëve në vitin 2013 dhe 2015 në Komunën e Podujevës, dhe në vitin 2013 në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./Llapi.info

Përfituesit e shoqërive të bletëve në vitin 2013

12016629_10204056734698084_1590879664_n

New Picture (1)

 

Përfituesit e shoqërive të bletëve në vitin 2013 në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

 

 

 

New Picture (2)

 

Përfituesit e shoqërive të bletëve në vitin 2014

New Picture (3)

New Picture (4)

 

Përfituesit e shoqërive të bletëve në vitin 2015 

 

New Picture (5)

New Picture (6)