Rreth 60 forca speciale të Danimakrës do tëtërhiqen nga Iraku, kjo pasi që shumë zona të kontrolluara nga i ashtuquajturi Shteti Islamik janë çliruar.
Mbështetja do të përfundojë në fund të vjeshtës, bën të ditur Ministria e Mbrojtjes e Danimarkës.
Por, rreth 180 forca ushtarake ende do të qëndrojnë në bazën ajrore të al-Asadit në Irak dhe do të kontribuojnë në mbikëqyrje si pjesë e një koalicioni ndërkombëtar që lufton grupin militant islamik.