Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri rriska bukë. Kjo është darka e mangët që po i servohet pacientëve të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë në mbrëmje.

Aktori Çun Lajçi, i cili po vazhdon të jetë i shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë, ka ironizuar me ushqimin që i është servuar në mbrëmje në këtë klinikë.

Një vezë, një copëz djathë, një jogurt e tri riska bukë shihen në foton e publikuar nga ai. Vakët shumë i mangët për të e pacientët tjerë.

“ Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet”, ironizon ai, duke thënë “shtoje Zot edhe nji kokërr ve”.

Reklamë
Shkrimi i tij i plotë:

Repariti i Pulmologjisë

          *Darka*

Por edhe bekimi im:

– Mirë asht, mos u ankoni, veç lutuni: Shtoje Zot edhe nji kokërr ve, n’orën 22, se nata bahet e gjatë!

Nana e Azem Galicës kishte me thanë: Krejt Çetën Azemi e kishte kalua me ket darkë!

P.S

Binduni, se bukë ma shumë se në QKUK, kund nuk gjuhet!

E pra asht pak, por edhe kjo pak gjuhet n’kanta bërllogu!

Pse?

Spital, 18.05.2021