Screenshot

Shaban Miftari është 91-vjeçar dhe jeton i vetëm. Në një rrëfim për “Mitropol”-in, Miftari ka treguar se jeton në një varfëri të skajshme.

Gjatë rrëfimit, Miftari ka treguar se tashmë i ka vdekur edhe gruaja, edhe vajza, edhe motra.

“E kam pasur një motër, edhe ajo më ka vdek para dy vite. E kam pasur një çikë, edhe ajo më ka vdekur, m’ka vdekur edhe gruaja. Jam fikall vetëm” – thotë Miftari.

Ky i moshuar është ankuar edhe për mungesën e parave, duke treguar se nuk konsumon asnjëherë darkë për shkak “se s’ka” para.

“Marr tamël kanihere, veresi, se s’kam pare…Darkë nuk ha kurrë, se s’ka. Mëngjesin e ha me çaj, drekën e ha me lëng, edhe ata jo shumë, por me masë se nuk e mbërrin” – thotë ai.

VIDEO