Daut Haradinaj ka publikuar foto me Agim Çekun pasi u shpall i pafajshëm në rastin e veteranëve.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, sot triumfuan me të drejtë duke u shpallur të pafajshëm.
Postimi i Haradinajt:
Respektimi i drejtësisë nga krerët e Komisionit Verifikues të Veteranëve, është dëshmi se e vërteta sado e vonuar do të triumfojë.
Gjeneral Çeku dhe udhëheqësit e tjerë, sot triumfuan me të drejtë duke u shpallur të pafajshëm.
Suksese miqve të mi!