Daut Haradinaj nga AAK ka ftuar veteranët e UÇK-së që në protestën e nesërme të protestojnë në mënyrë të qytetëruar, për siç ka thënë ai, dinjitetin e mohuar.

Haradinaj i ka bërë thirrje mazhorancës që të reflektojë, derisa ka thënë se ushtari që ka luftuar për UÇK-në nuk e meriton një trajtim të tillë.

“E drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kemi luftuar e mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin.

Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar.

Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ja kthejë veteranit dinjitetin. Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një”, ka shkruar ai.

Të enjten në Prishtinë do të mbahet protestë për votimin e Ligjit për Rritjen e Pagës Minimale, që i lë jashtë veteranët e UÇK-së.