Deputetja e VV-së Fitore Pacolli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kanë akuzuar njëri tjetrin për se janë duek gënjyer rreth një raporti të BE-së, për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Pacolli: Kryeministër a po rreni ju a BE-ja?
“Bashkimi Evropian po thotë se në këtë vend nuk po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe se nuk ka as qëllim dhe as vullnet për ta bërë një gjë të tillë. Ndërsa, ju po e thoni të kundërtën. Atëherë kryeministër me tregoni a po rreni ju apo po rren BE-ja. Këtu duhet të përgjigjeni, sepse ju po thoni plotësisht kundër asaj që ka thënë BE”, tha Pacolli.
Me gjuhë të njëjtë, deputetes Pacolli, iu përgjigj edhe kryeministri Haradinaj, i cili tha se me gjasë po gënjen ajo.
“Fjala rren prita që vjen dikur kah fundi i interpelancës, por meqë erdh në fillim, ndoshta po rreni ju zonja Pacolli. Se tre janë kah flasin, ju jeni një, Qeveria dhe BE-ja, pra nuk përjashtohet mundësia që edhe ju po rreni. Pra, nëse për dy po thuhet cili, edhe ju jeni palë në këtë rast, muind të ndodh që po rreni ju”, u shpreh Haradinaj