Sulmuesi i Kosovës, Muhamet Hyseni, ka thënë se ky është vetëm fillimi, pasi shënoi në debutim me përfaqësuesen dardane.

Hyseni shënoi golin e barazimit të Kosovës ndaj Zvicrës.

“Është diçka e madhe të shënosh ndaj Zvicrës. Jemi ndier si në shtëpi këtu, publiku ka qenë fantastik. Ky është vetëm fillimi, besoj do të kem më shumë hapësirë në të ardhmen. Ma merrte mendja para lojës se do të bëja diçka të madhe sonte. Për këtë paraqitje kanë merita shumë njerëz, si familja, kombëtarja, Llapi. Këtë gol ia dedikoj familjes sime”, ka thënë sulmuesi i Llapit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/