Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se opozita është bashkëpjesëmarrëse në “katrahurën aktuale politike e shoqërore në vend”.
Sipas tij, sikur opozita të ishte siç duhej, presidenti Hashim Thaçi nuk do të ishte më në atë pozitë e madje nuk do të fliste për korrigjim kufijsh.
“Me pas në Kosovë opozitë si duhet Thaçi do t’i harronte aventurat e “korrigjimit të kufijve” – dhe tashmë as nuk do të ishte në Austri me Aleksandrin, e as nuk do të ishte President. Mungesa e koordinimit dhe iniciativës opozitare na bën të gjithëve bashkëpjesëmarrës në këtë katrahurë të përgjithshme politike e shoqërore”, ka shkruar Deda në Facebook.
Sipas Dedës, opozita nuk duhet të vajtojë e të akuzojë në fund kur të shohë rezultatin. “Sepse çka mund të parandalohet që sot, nuk mundet të ndalet nesër”, ka përfunduar ai.