Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Podujevë sot ka shënuar 17 vjetorin e themelimit të saj me ç’rast, kryetari i kësaj dege, Muhamet Latifi ka uruar gjithë simpatizantët e kësaj partie në Podujevë dhe ka kritikuar qeverisjen lokale në Podujevë e cila udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, shkruan Llapi.info.
Lavdërime pati për asamblistët në komunën e Podujevës të cilët sipas tij ngritën çështje të korrupsionit, të metat në shëndetësi, kulturë e arsim në asmablenë komunale, për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Podujevës.
“Falënderojmë asamblistët tanë që bënë punën e tyre në asamblenë komunale jo me refleksione të një opozite bllokuese por me refleksione të një opozite kontribut dhënëse që me idetë dhe vërejtjet e propozimet e tyre të ndikoi në përmirësimin e ofrimit të shërbimit për qytetarët dhe ngritjen e cilësisë së jetesës të gjithë familjeve në komunën tonë. Ata ngritën çështjet me interes për qytetarët e komunës, identifikojnë të metat e keqqeverisjes në arsim, shëndetësi, kulturë e mbi të gjitha për krijimin e një hapësire për ti dhënë shtytje zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës. Por fatkeqësisht këtë angazhim dhe vullnet të mirë të PDK-së në Besianë, që do të reflektonte në interesat egjithë llapjanëve nuk u kuptua drejtë nga mazhoranca e qeverisjes së komunës”, tha Latifi
Nga ana tjetër, Latifi ka kritikuar kreun e komunës Agim Veliun për të cilin tha se ka kundërshtuar hapur investitorët në Podujevë.
“Bile kreu i komunës pati edhe kundërshtime të hapura për investitorë. Kjo tashmë është e njohur edhe për opinionin e gjerë. Asambleistët tanë ngritën edhe temat për korrupsion për pa aftësi menaxhuese, sekrecion politik në të gjitha sferat e jetës që po e bënë udhëheqja komunale dhe partia që është duke udhëheqës”, tha ai.
Latifi ka përmendur edhe zgjedhjet lokale të cilat mbahen në vitin 2017 për të cilat tha se pas këtyre zgjedhjeve Partia Demokratike e Kosovës qytetarëve të Podujevës besimin do të ua kthej me qeverisje të mirë.
“Jemi më të sigurt se Llapit i duhet partia demokratike e Kosovës dhe se PDK=-së i duhen llapjanët. Ne e kërkojmë besimin jo si privilegj por vetëm si përgjegjësi të lartë. Qytetarëve besimin do të ua kthejmë me qeverisje të mirë pas zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm”, shtoi ai.
Në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të Degës së PDK-së në Podujevë mori pjesë ish kandidati për kryetarë të Podujevës Naim Fetahu, ish deputetët Rrustem Mustafa dhe Latif gashi të cilët nuk pranuan të flasin për Llapi.info.