Para vazhdimit të dialogut me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës dje mbajti një konferencë për media. Ndër të tjera ai foli edhe për çështjen e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, temë e cila sipas tij do të jetë në tavolinë.

“Do të insistojë që të jenë përfaqësuesit e NATO-s të involvuar në këtë proces. Vështirë e kemi me u marr vesh për çështje kufitare me Serbinë, por shpresojmë që ky proces të përfundojë mirë. Veriu është e metë e Beogradit, por Kosova duhet të punojë me përfaqësuesit ndërkombëtar”, vlerësoi presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Ndaj kësaj deklarate ka pasur reagime të ashpra nga Beogradi zyrtar, transmeton lajmi.net.

Ministri i jashtëm, Ivica Daçiq po thotë se nuk ka kufijë mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si rezultat ata nuk mund të përcaktohen.

“Kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë nuk ekzistojnë, dhe për këtë arsye nuk janë përcaktuar. Është e papranueshme që dikush t’i vë ultimatum shtetit serb”, deklaroi fillimisht Daçiq.

Për këtë ai krahasoi situatën ndërmjet Kosovës dhe Shëipërisë.

“Së pari duhet të shihet nëse ka kufijë midis Kosovës dhe Shqipërisë, e pasi nuk ka kontroll atëherë mund të thuhet se është një Shqipëri e Madhe”, deklaroi tutje ministri serb.

Ndaj Thaçiq reagoi edhe drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq.

Gjuriq vlerësoi se Kosova po tenton ta zhvendos vëmendjen në tema tjera, duke bërë presion te shteti serb.

“Thaçi flet qartë duke tentuar ta sjellë deleagcionin e Serbisë në Bruksel dhe të merr gjithçka. Deklarata të tilla flasin për presionin që e ka Serbia”, theksoi ai.

Dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë të dielën.