Policia në Podujevë ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka deklaruar rrejshëm se kinse është grabitur gjersa ishte duke punuar në një lokal të lojërave të fatit.
Sipas PK-së, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, transmeton Llapi.info
“Rr. Ilir Konushevci, Podujevë 08.09.2018-16:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte deklaruar rrejshëm, kinse është grabitur gjersa ishte duke punuar në një lokal të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./Llapi.info