Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, nuk ka arritur të marrë mbështetje të madhe as në bastionin e kësaj partie, në Istog.

Ai në këtë komunë mori shumë më pak vota se sa ish bashkëpartiakja e tij, Vjosa Osmani e cila garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, me numrin2.

Hoti arriti të marr 3190 vota nga votuesit e Istogut, qytet të cilin LDK e humbi përballë LVV-së, ani se e udhëheq këtë komunë.

Ndërsa, Vjosa Osmani, ani se nuk ishte kandidate për kryeministre arriti të marë mbi 2 mijë vota më shumë se sa Hoti. Madje, me shumë se sa Hoti e Enver Hoxhaj, bashkë.

Osmani mori 5mijë e 563 vota në Istog, duke qenë më e votuara në këtë qytet.

Pak vota në këtë komunë mori kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ai arriti të sigurojë vetëm 1088 vota nga qytetarët e Istogut.

Në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm duke marrë 7 mijë e 505 vota, duke lënë mbrapa LDK-në me 4 mijë e 584 vota, nga 45 mijë e 739 votues me të drejt vote.