Shoferi i një veture mrekullisht ka shpëtuar, edhe pse ka dalë nga rruga derisa po lëvizte me 200 kilometra në orë dhe përfundoi në det.

Kalimtarët e rastit menjëherë kërcyen në ujë për ta nxjerrë shoferin 26-vjeç brenda veturës Skoda Fabia, mbi të cilën humbi kontrollin dhe përfundoi në ujë në Son Veri në Majorca të Spanjës, transmeton Telegrafi.