Ish spiuni rus, Sergei Skripal, ka dalë nga spitali pasi ishte helmuar me një agjent nervor në Sailsbury.
66 vjeçari ishte gjetur në një ulëse në parkun e këtij qyteti, më 4 mars së bashku me vajzën e tij Yulia.
Të dy ishin dërguar ne spitalin e Sailsbury në kujdes intensiv, pasi ishin ekspozuar ndaj helmit Novichok. Mjekët nga ky spital kanë thënë se trajtimi i tij ishte një sfidë, përderisa tani vjen faza e rëndësishme e rikuperimit.
Qeveria britanike ka fajësuar Rusinë për këtë sulm, të cilin kryeministrja Theresa May e ka përshkruar si “të neveritshëm”.
Rusia në anën tjetër ka mohuar të jetë përfshirë në këtë ngjarje dhe ka akuzuar Britaninë për shpifje