Të enjten në rrugën “Idriz Seferi” në Viti, një person ka raportuar se është takuar me dy persona meshkuj (njërin prej të dyshuarve e njeh), dhe pasi ua kishte ofruar telefonin e llojit Samsung J-2 për t’ua shitur, njëri nga të dyshuarit, e ka goditur me grusht në kokë dhe nga xhepi ia kanë marrë telefonin, duke u larguar në drejtim të panjohur.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin, si dhe janë në kërkim të personave të dyshuar, njofton Policia e Kosovës.