Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka folur lidhur me marrëveshjen në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.
Përmes një video-mesazhi, Delawie tha se janë të përkushtuar në sovranitetin e Kosovës.

“Ne besojmë se thelbi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi duhet të vijë nga vetë dialoguesit. Por ka kufizime për atë që ne do të pranojmë. Ne jemi të përkushtuar për Kosovën; ne jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe suksesit ekonomik të saj. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për rolin historik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur për t’i dhënë fund konfliktit në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti”, tha Delawie.

Ai po ashtu bëri thirrje që të mos ketë fjalor destabilizues dhe sidomos ku përfshihet dhuna.

“Ne nuk duam të kthehemi në ditët e vjetra; ne nuk duam të shohim një marrëveshje që do të krijojë më shumë probleme sesa do të zgjidhte. Ne duam të ndihmojmë arritjen e një marrëveshjeje që është e zbatueshme, e qëndrueshme dhe kontribuon në stabilitetin në rajon. Çdo marrëveshje duhet të sigurojë siguri për të gjithë qytetarët, duke përfshirë grupet e cenueshme, serbët e Kosovës dhe Kishën Ortodokse Serbe”, tha ai.

Ai shtoi se deklarata të tilla minojnë mundësitë për një zgjidhje dhe rrisin tensionet. Dhuna dhe kërcënimet e dhunës janë të papranueshme.

Delawie përmendi edhe arritjen e disa diplomatëve të rinj në ambasadën e SHBA-së