Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka njoftuar se në fund të muajit shtator do të përfundojë misionin e tij si ambasador në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, Delawie ka thënë se ai nuk do të ndalet së punuari në sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin rajonal deri në ditën e largimit nga Prishtina.

Dalwie kishte marrë postin e ambasadorit më 24 korrik 2015.