Ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili ka marrë pjesë në konferencën e arsimit të lartë të Asociacionit të Alumnive, ka kërkuar nga udhëheqësit e arsimit të lartë dhe drejtuesit e instituucineve që të përgatisin të rinjtë për tregun e punës, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, shumë të rinjë të talentuar kosovarë janë të punësuar në vende të “papërshtatshme” ose janë të “papunësuar”.
Delawie kërkoi që institucionet të pargatisin kuadro krahas kërkesave të tregut të punës dhe që “politika të qëndrojë larg arsimit”.