Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, ka kritikuar institucionet e Kosovës për zhagitjen e zgjedhjes së tre gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

Diplomati amerikan, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se përzgjedhja e gjykatësve nuk bën assesi të jetë politike, raporton Koha.net.

“Politika nuk ka vend në Kushtetutë. S’bën të ketë më vonesa: Kuvendi duhet të emërojë tre gjykatës të Gjykatës Kushtetuese menjëherë. Gjykata më e lartë themelore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë sundimin e ligjit”, ka thënë Delawie.