Një delegacion i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga nënkryetari Nexhmi Rudari, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve, njofton Llapi.info.
Këto homazhe po bëhen sot në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Delegacioni i Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga Nënkryetari Nexhmi Rudari, bashkë me anëtarë të Kuvendit e të ekzekutivit, në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, sot kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule pranë shtatoreve të heronjve dhe te Varrezat e Dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, thuhet në njoftimin e Komunës./Llapi.info