Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Podujevës, po qëndrojnë për një vizitë në Sarandë, ku realizuan takime me përfaqësues të Bashkisë së këtij qyteti.

Delegacioni nga Komuna e Podujevës, i prirë nga kryesuesi i Kuvendit, Mehmet Gashi, fillimisht u prit në një takim nga përfaqësuesit e Këshillit të Bashkisë së Sarandës, ku ishin të pranishëm Tatiana Alikaj – kryetare nënkryetari dhe këshilltarë të pozitës dhe opozitës në Këshillin e Bashkisë

Takimi kishte karakter të informimit reciprok dhe këmbimit të përvojave në organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal, thuhet në faqen zyrtare të komunës, njofton Llapi.info.

Ky delegacion u prit në një takim të veçantë edhe nga Florijana Koka – kryetare e Bashkisë së Sarandës.
Edhe në këtë takim, përfaqësuesit e Komunës së Podujevës dhe Koka biseduan për funksionimin e legjislativit në nivelin lokal dhe këmbyen përvojat e tyre.

Gjatë këtij takimi, Gashi i dhuroi Koka plaketën me emblemën e Komunës së Podujevë, kurse ajo i dhuroi atij plaketën me emblemën e qytetit antik të Butrintit dhe disa dokumente të tjera historike të qytetit së Sarandës.

Në këtë takim është treguar gatishmëri dhe vullnet i dyanshëm që kjo nismë të thellohet më tutje me një bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen.

Gjatë qëndrimit në Sarandë delegacioni nga Komuna e Podujevës do të vizitojë edhe qytetin antik të Butrinit dhe monumente e institucione të tjera të rëndësishme në Sarandë./Llapi.info