Delegacioni i SHBA-ve është takuar me delegacionin e Koresë së Veriut për zhvillimin e një samiti të mundshëm mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Anadolu Agency (AA).
Trump në një deklaratë nëpërmjet Twitterit ka bërë të ditur se delegacioni amerikan ka mbërritur në Korenë e Veriut për planifikimin e një samiti të mundshëm mes tij dhe Kim Jong-un.
“Unë besoj se Koreja e Veriut ka një potencial të përsosur dhe se një ditë do të bëhet vend i një ekonomie dhe një finance të madhe. Kim Jong-un bashkohet me mua në këtë drejtim. Do të jetë”, ka vlerësuar Trump.
Ndërsa në anën tjetër zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se delegacioni amerikan është takuar me delegacionin e Koresë së Veriut në fshatin e armëpushimit Panmunjom.
“Po vazhdojmë përgatitjet për një takim mes presidentit dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un”, është shprehur Nauert.