Tymosja e një cigareje pas ushqimit është ves i duhanpirësve. Madje për ta është një moment relaksi dhe e shijojnë në maksimum.
Por ajo që nuk dini është se në këtë mënyrë i shkaktoni dëme të mëdha shëndetit.
Shkencërisht është vërtetuar se një cigare ka efekt sa për dhjetë të tilla nëse ajo tymoset fill pas ushqimit. Po ashtu, është zbuluar se zorrët irritohen.
Është zbuluar se konsumi i cigares pas ushqimit rrit së tepërmi rrezikun nga kanceri i zorrëve dhe i mushkërive, shkruan noa.al. Këshillohet që cigarja të konsumohet të paktën 20 minuta larg vaktit.