Rrjeti i OJQ-ve për rajonin e Llapit, “Demokracia Fillon Këtu”, sot ka ndarë çmimet vjetore për kontribut të veçantë për vitin 2019 në Komunën e Podujevës.
Në ceremoni laruat ishin tri personalitete që kanë dhënë kontribut të veçantë në tri fusha: për arritje të jashtëzakonshme nga fusha akademike në nivel ndërkombëtarë u dha për:
- z.Xhafer Rama inxhinier për Softwer, nga fusha e informatikës;
- z.Adnan Blaku Aktor, për kontribut të veçantë në Fushen e Artit dhe Kulturës.
- Llapi.Info medium online, për kontribut të veçantë në shërbim të informimit të shpejtë dhe ngritje të transparencës.
Në hapje, drejtori ekzekutiv i organizatës ‘Demokracia Fillon Këtu’, Shemsi Jashari theksoi se kjo ngjarje shënon momentet kyçe të një viti angazhimesh, përpjekjesh dhe sfidash në rritje e transparencës, llogaridhënies dhe demokratizimin e institucioneve lokale. Ai ftoi organizatat dhe mediat që të shtojnë komunikimin dhe bashkëpunimin, për t’u kthyer si dritare e promovimit të shembujve të mirë dhe lidhje e qëndrueshme e qytetetarëve me pushtetin lokal.
Çmimi për kontribut të veçantë është ngjarje vjetore, që u ndahet personaliteteve që përmes anagazhimit japin shembuj të mirë të aktivizimit qytetarë, demokratizimit, përfaqësimit dhe promovimit të vendit në arenën ndërkombëtare.